E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një pallat, vdes e asfiksuar 73 vjeçarja

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në apartamentin e një pallati nëntë katësh në lagjen "Tirana e Re" në kryeqytet. Sipas informacioneve zjarri ka rënë në katin e tretë të pallatit pranë shkollës "Petro Nini" ku si pasojë ka vdekur e asfiksuar e moshuara Hasime Hoxha 73 vjeç e cila ishte e paralizuar. Mësohet se policia dhe zjarrëfikset ndodhen në vendngjarje dhe kanë evakuar të gjithë banorët e pallatit. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit por mendohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›