E Diel, 1 Nëntor 2026

"Amaneti" i Teodor Kekos, në 1000 kopje të tjera

"Amanti" ishte një dhuratë që familjarët ia bënë në 50-vjetorin e lindjes, edhe pse ai s‘mund ta festonte. Përmbledhja me tregimet e pabotuara u hodh në qarkullim në tetor të 2008-ës nga "Toena". Ndërkohë që këto ditë në librari nuk ka pasur më kopje të tij. Për këtë arsye, shtëpia botuese ka hedhur në qarkullim edhe 1000 kopje të tjera të "Amanetit" të Teodor Kekos. 12 tregimet e këtij libri kryesisht trajtojnë tema sociale në sfondin e jetës sonë të përditshme, me problemet e shoqërisë shqiptare. Ky ndoshta është dhe sekreti që ai është blerë etshëm nga një lexues i gjerë, që me sa duket kërkon tregime origjinale të mbushura me jetë, jashtë skemave klasike dhe krijimit në tavolina pune. Në fakt, tregimet e Kekos janë pjesë e ciklit të librave të tij që tregojnë Shqipërinë e tranzicionit "me individë të fortë dhe shoqëri të dobët", ku thyen kufizimet, duke bërë një letërsi të drejtpërdrejtë, të hapur, pa norma "morale". Ato ngjajnë me pjesë jete dhe fatesh njerëzore dhe janë shumë larg temave të stisura.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›