Librat e Paskal Milos, në Shkup e Tetovë
Pas prezantimit në Tiranë dhe Prishtinë, dy librat e Paskal Milos promovohen në Tetovë dhe Prishtinë. Instituti i librit dhe i promocionit, "Toena", organizon paraqitjen e librave "Ditari i një ministri të Jashtëm" (Konflikti i Kosovës 1997-2001) dhe "Kosova nga Rambuje në Pavarësi" (Intervista 1997-2008). Promovimi do të bëhet nesër, në të dyja qytetet, më së pari në Tetovë, në orën 11:00 e më tej në Shkup, në orën 17:00. "Ditari i një ministri të jashtëm" është një dëshmi historike mbi ngjarjet e konfliktet e Kosovës në vitet e vështira, si dhe një dëshmi për rolin që diplomacia shqiptare luajti në fatin e atij që tashmë është shteti më i ri në botë.