E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ndizet kodra e Yzberishtitflakët vihen shpejt nën kontroll

TIRANE - Një zjarr i madh ka rënë në kodrën e Yzberishtit pranë Tiranës që ka përfshirë shkurret e thata. Zjarrfikëset janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes dhe pas një farë kohe, kanë vënë nën kontroll situatën.

Mësohet se banesat nuk rrezikohen ndërkohë, zjarrfikëset vazhdojnë eliminimin e të gjitha vatrave të tij.  Sipas forcave të policisë dhe atyre zjarrfikëse, zyrtarisht shkaku i zjarrit nuk është zbuluar, por dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›