Ambientet e “Birra Korça” arenë festive, serenata e gatime tradicionale
KORÇE - Rituali i traditës korçare, i kalimit të mbrëmjeve verore në natyrë, nën tingujt e serenatave dhe e shoqëruar me një gotë birre në tavolinë, ka bashkuar qindra qytetarë në ambientet e “Birra Korçës”. Korçarët, por edhe mysafirët e ardhur nga rrethet, mbrëmjen e së premtes, nën tingujt e kitarave, kanë shijuar “Birra Korça” dhe gatimet tradicionale.
Festa ka nisur në orën 20:30 në ambientet e lokalit të “Birrës Korça”, ku qindra vizitorë, turistë vendas dhe të huaj janë ndalur aty për të kaluar një mbrëmje të paharrueshme duke shijuar festën në çdo detaj të saj. Me birra në duar, të pranishmit kanë përjetuar emocione të së shkuarës, ndërsa kanë vlerësuar “Birra Korçën” si një birrë të shkëlqyer dhe të domosdoshme në këto ditë të nxehta vere. “Është e mrekullueshme kjo festë. Nëse vjen në Korçë, është e pakuptimtë nëse nuk ndalesh tek ‘Birra Korça’. Një mbrëmje këtu të gjallëron jetën. Unë kam ardhur me familjen, posaçërisht për të kaluar një mbrëmje ndryshe dhe jam duke shijuar ‘Birrën Korça’, serenatat e mrekullueshme dhe padyshim edhe gatimet tradicionale, ku më të preferuarat kam kërnackat. Edhe çmimet janë të arsyeshme dhe gjithçka duket e kuruar me detaj. Pi pafundësisht dhe sërish ndjen etje. Kisha qenë edhe më herët në këtë lokal, por është e pashmangshme mbrëmja në ‘Birrën Korça’”, - tha Astrit Dikollari.
Mes trokitjes së gotave të birrës, festa ka vijuar gjatë, ndërsa ambientet e “Birrës Korça” janë kthyer në një arenë të madhe festive. Përveç kësaj, investimi më i ri i “Birrës Korça”, i ndërthurur me një teknologji moderne dhe i vendosur në këto ambiente, duket se ka qenë një tjetër element që ka tërhequr turistët vendas edhe të huaj për t’u bërë pjesë e mbrëmjes festive. “Birra Korça” dhe serenatat kanë qenë një kombinim që i ka lënë tejet të kënaqur turistët, të cilët kanë konsumuar litra pafund të birrës së njohur të këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë. I konsideruar si një eveniment i veçantë kulturor, mbrëmja në ambientet e “Birrës Korça” në stinën e verës vjen ndryshe. Krahas menysë së pasur me gatime tradicionale, çmimeve të arsyeshme, shërbimit të shpejtë dhe të kulturuar, tek “Birra Korça” mund të gjesh gjithçka që të gjallëron jetën dhe të bën të mendosh për t’u kthyer sërish.
(m.a/GSH/BalkanWeb)