Tiranë, zjarri bllokoi 100 banorë në pallat,foshnja evakuohet nga ballkoni
TIRANË- Pak minuta pas zjarrit të rënë në një fabrikë polisteroli, një tjetër zjarr u regjistrua në një pallat tek “Zogu i Zi”. Si pasojë e këtij zjarri banorët e pallatit e kishin të pamundur të dilnin nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që paniku ishte mëse i dukshëm.
Banorët kishin dalë nëpër ballkone, në fytyrë mbanin peshqirë e çarçafë për të eleminuar tymin, ndërsa lëshonin thirrje për ndihmë. Thirrjet për ndihmë e telefonata vinin edhe nga poshtë pallatit, prej banorëve të tjerë e të afërmve të personave që ishin izoluar në pallat.
Paniku ka zgjatur më shumë se 1 orë, ndërsa shërbimi i zjarrfikësve, forcat RENEA gjithashtu edhe grupi i kërkim-shpëtimit të minierave, RISHM kanë mundur të evakuojnë rreth 100 persona e të shuajnë flakët. Mes personave të evakuuar ishte edhe një foshnje disa muajshe, i cili u arrit të zbritet me shkallë që nga kati i 10-të i banesës, si dhe një fëmijë vetëm dy vjeç.
Gazetari i News 24, Spartak Koka i ndodhur në vendngjarje sqaroi se zjarri fillimisht ka rënë në katin e parë të pallatit 13 katësh, pikërisht tek kollona e kabujve elektrikë, e më pas flakët e tymi përfshinë shkallët e pallatit e gropën e ashensorit, çka bllokoi daljen për këta banorë.
Evakuimi i tyre u bë nga ballkonet, deri në momentin që u shuan flakët. Forcat e specializuara të shpëtimit ishin të pajisura me bombula oksigjeni e kaska, për t'i ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar në shtëpi. Me tu sinjalizuar për zjarrin, zjarrfikësit ndërprenë energjinë elektrike në pallat, ndërsa ndërhynë menjëherë për t'i ardhur në ndihmë këtyre banorëve.
Në vendngjarje kishte edhe autoambulanca, ndërsa zona përreth u boshatis prej policisë që forcat e kërkim-shpëtimit të mund të ndërhynin me lehtësi.
Shefi i zjarrfikësve, Dilaver Laci deklaroi për News24, se shkak për zjarrin ishte “Marrja flakë e kabllove elektrikë nga kati i parë në katet e sipërme. Zjarri u krijua menjëherë dhe tymi u hap në të gjitha katet”, tha Laci, ndërsa sqaroi që edhe me ndërhyrjen e forcave të RISHM arritën të evakuoheshin 100 persona. Ai foli edhe për dy persona të lënduar lehtë, të cilët po kurohen në spital.
Laci: Zjarri u shua, po kontrollohen të gjitha hyrjet
Ora 19:00- Kreu i zjarrfikësve, Dilaver Laçi në një komunikim telefonik për News 24 siguroi se zjarri në pallat tashmë është shuar, ndërsa sqaroi se forcat e shpëtimit po kontrollojnë të gjitha apartamentet. Sipas tij hyrja është bllokuar tashmë për njerëzit e tjerë që presin të shohin të afërmit e katit të sipërm për arsye sigurie.
Shuhet zjarri, evakuohet fëmija dhe nëna e tij
Ora 18:50- Sipas raportimit të Gazetarit Spartak Koka vatra e kryesore e zjarrit është shuar. Ai shton se puna e zjarrfikësve është përqendruar në në katin e 10-të të pallatit, aty ku ndodhet një fëmijë i vogël dhe nëna e tij.
Banorja e pallatit: Tymi dilte nga prizat e energjisë elektrike
Ora 18:40- Në një komunikim telefonik për News 24, një banore e ketij pallati e izoluar në shtëpinë e saj deklaron se e kanë pasur të pamundur të dalin nga apartamenti. Ajo ndodhet në katin e 4-t të pallatit, ndërsa sqaroi se “Sapo zbritëm nga ashensori nga prizat elektrike po dilte shumë tym. Nuk mundëm të dilnim. Po rrimë në ballkon”.
Zjarr në fabrikën e polisterolit
Ora 17:55- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në një fabrikë polisteroli në zonën e Alliasit në kryeqytet. Rënia e zjarrit është regjistruar rreth orës 17:50, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së tij.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në vendngjrje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilat po punojnë për shurjen e flakëve. Nuk bëhet e ditur nëse ka personas të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarri është vënë aksidentalisht nga disa fëmijë pranë një koshi mbeturinash afër fabrikës. Flakët më tej kanë prekur edhe godinën e fabrikës me polisterol, ndërsa shëllunga tymi janë përhapur në të gjithë Tiranën.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tirane zjarri bllokon banorët e pallatit