E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritje, Elbasani kampion për meshkuj, Tirana për femra

ELBASAN- Elbasani është shpallur kampion në kategorinë për meshkuj në Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes të zhvilluar në pallatin e sportit "Tomorr Sinani" në qytetin e Elbasanit, ndërsa vendin e parë në kategorinë për femra e fitoi ekipi i Tiranës.

Në garat e kësaj fundjave merrnin pjesë tre ekipe për femra, si dhe njëmbëdhjetë ekipe për meshkuj. Angazhimi në kampionatin e ardhshëm eruopian të peshëngritjes, solli mungesën në garën e sotme të tre kampioneve shqiptare Hysen Pulaku, Fetije Kasa e Romela Bega.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›