E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarri bllokoi banorët e pallati, foshnja evakuohet nga ballkoni

TIRANË- Pak minuta pas zjarrit të rënë në një fabrikë polisteroli, një tjetër zjarr u regjistrua në një pallat tek “Zogu i Zi”. Si pasojë e këtij zjarri banorët e pallatit e kishin të pamundur të dilnin nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që paniku ishtëse i dukshëm

Gazetari i News 24, Spartak Koka i ndodhur në vendngjarje sqaron se zjarri fillimisht ka rënë në katin e parë të pallatit 15 katësh, e më pas flakët e tymi kanë përfshirë shkallët e pallatit e gropën e ashensorin.

Në katet e sipërme të pallatit ka banorë që kërkojnë ndihmë. Ata kanë dalë nëpër ballkone, ndërsa forcat zjarrfikëse, forcat RENEA dhe vecanërisht forcat e specializuara të shpëtim- kërkimit të minierave ndërhynë nga jashtë me shkallë të gjata për të zbritur banorët.

Evakuimi i tyre u bë nga ballkonet, deri në momentin që u ahuan flakët. Këto forca të specializuara ishin të pajisura me bombula oksigjeni e kaska, për t'i ardhur në ndihmë banorëve të ngujuar në shtëpi.

Në pallat raportohet se nuk ka ndricim të brendshëm, ndërsa nga kati i fundit i pallatit ka tym. Në vendngjarje kishtë edhe autoambulanca, ndërsa zona përreth u boshatis prej policisë që forcat e kërkim-shpëtimit të mund të ndërhynin me lehtësi.

Shuhet zjarri, evakuohet fëmija dhe nëna e tij
Ora 18:50- Sipas raportimit të Gazetarit Spartak Koka vatra e kryesore e zjarrit është shuar. Ai shton se puna e zjarrfikësve është përqendruar në në katin e 10-të të pallatit , aty ku ndodhet një fëmijë i vogël dhe nëna e tij.

Banorja e pallatit: Tymi dilte nga pajisjet elektrike
Ora 18:40- Në një komunikim telefonik për News 24, një banore e ketij pallati e izoluar në shtëpinë e saj deklaron se e kanë pasur të pamundur të dalin nga apartamenti. Ajo ndodhet në katin e 4-t të pallatit, ndërsa sqaroi se “Sapo zbritëm nga ashensori nga prizat elektrike po dilte shumë tym. Nuk mundëm të dilnim. Po rrimë në ballkon”.

Zjarr në fabrikën e polisterolit
Ora 17:55- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në një fabrikë polisteroli në zonën e Alliasit në kryeqytet. Rënia e zjarrit është regjistruar rreth orës 17:50, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së tij.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në vendngjrje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilat po punojnë për shurjen e flakëve. Nuk bëhet e ditur nëse ka personas të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarri është vënë aksidentalisht nga disa fëmijë pranë një koshi mbeturinash afër fabrikës. Flakët më tej kanë prekur edhe godinën e fabrikës me polisterol, ndërsa shëllunga tymi janë përhapur në të gjithë Tiranën.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tirane zjarri bllokon banorët e pallatit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›