E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane zjarri perfshin punishten e drurit nje i plagosur

Një zjarr i madh ka përfshirë një punishte druri në zonën e Porcelanit, në kryeqytet, ndërsa gjatë operacionit për vënien nën kontroll të situatës mbeti i plagosur një zjarrfikës, pas një shpërthimi në një ndertesë pranë vendit të ngjarjes.

Zjarrfikësit vunë nën kontroll situatën, pak kohë pasi flakët përfshinë ndërtesën dhe rrezikuan seriozisht banesat përrreth. Por ne momentet kur gjithcka u duk se mbaroi nje shperthim ende i papercaktuar ndodhi duke i shkaktuar plage te renda nje prej zjarrfikesve te ushtrise.

Demi i shkaktuar nga renia e zjarrit eshte teper i madh. Për shuarjen e zjarrit po kontribuojne vetë banorët e kësaj zone, ndërsa janë evaukuuar gratë dhe fëmijët rreth e përqark.

Nuk dihen shkaqet që kanë provokuar një incident të tillë, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›