E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,5 të arrestuar për trafik droge

Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar “eagle” ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave si dhe sekuestrimin e një sasie droge.

Kështu sipas policisë janë arrrestuar shtetasit Denis Birjami 35 vjeç, Martin Çela 28 vjeç, Nevil Lula 31 vjeç, Ortjon Grori 29 vjeç, Alban Grori 33 vjeç të cilët akuzohen për prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.
 

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar janë sekuestruar 50 gr kokainë, 5.4 gr heroinë, 2.4 gr kanabis dhe disa armë dhe një sasi municionesh.
 

Policia thekson se arrestimi I tyre u bë pas një hetimi 7 mujor ndërsa po vijojnë hetimet për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›