Berisha: Shqipëria e bashkuar me dhimbjen e Japonisë
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot pasdite në aktivitetin përkujtimor "Fuqia e Solidaritetit", organizuar nga Ambasada e Japonisë në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, në kujtim të viktimave të tërmetit që preku Japoninë një vit më parë.
Kryeministri e cilësoi "një ngjarje e rëndë për Japoninë dhe miqtë e saj" këtë ngjarje, duke shtuar se "në këtë fatkeqësi Japonia i dëshmoi njerëzimit forcën e madhe të njerëzve të lirë, të vendit të lirë, përballjen me pasojat e rënda të këtyre dy katastrofave në mënyrën më efiçente".
"Katastrofat, si cunami, ashtu edhe tërmeti, ishin të përmasave biblike. Pati mbi 50 mijë viktima, por për të gjithë ne që ndoqëm ato ditë dramatike për Japoninë përmasat e këtyre katastrofave në humbje njerëzore mund të ishin dhe së paku 10 herë më të mëdha në rast se kjo nuk do të ishte përballur me forcën, organizimin solidaritetin e një kombi të lirë, të fuqishëm, siç ishte kombi i Japonisë", tha Kryeministri Berisha.
Kryeministri tha se "solidariteti i madh me kombin tuaj u frymëzua nga mënyra sesi ju i përballuat këto dy tragjedi të mëdha. Kombet e tjera u frymëzuan nga solidariteti i madh i qytetarëve tuaj, nga gjakftohtësia me të cilën qytetarët e vendit tuaj u përballën me këto katastrofa biblike".
Sipas Kryeministrit, shqiptarët, së bashku me kombet e tjera, u bashkuan me dhimbjen e Japonisë dhe dhanë ndihmesën e tyre. "Padyshim ndihma ishte modeste, por solidariteti, dhimbshuria, kanë qenë shumë herë më të mëdha sesa ndihmat me të cilat kemi kontribuar", tha Berisha.
"Dua t’u them se mënyra sesi keni përkujtuar viktimat e cunamit, duke sjellë këtu artistë japonezë, duke treguar kështu solidaritetin njerëzor, por gjithashtu, duke treguar ngadhënjimin e qytetarëve tuaj mbi këto katastrofa të mëdha, është mënyra më e mirë për të nderuar ata që humbën jetën në këto katastrofa, për të nderuar kombin tuaj, që në një hark të shkurtër kohor bëri të paqëna të gjitha shkatërrimet që i ndodhën".
Kryeministri Berisha falenderoi ambasadorin japonez për ndihmën e gjithanshme që Japonia i ka dhënë shqiptarëve për të forcuar lirinë, ekonominë e tregut dhe aspiratën e saj për integrimin në proceset europiane dhe euroatlantike.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kryeministri Berisha priti Lordin Watson