E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/Sherr mes të rinjve, 4 të plagosur



Një sherr mes katër të rinjsh në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugë "Don Bosko", ku pas një grindje me njëri tjetrin për motive banale, kanë mbetur të plagosur Ornest Mulaj 19 vjeç dhe Arben Papleka 18 vjeç të cilët janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës për të marrë ndihëm e shpejtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që plagë të lehta sipas policisë kanë marrë edhe dy anëtarët e grupit rival të dy të plagosurve vëllezërit Aleksandër e Malvin Hasani. Ndërkohë policia e komisaritit Nr.3 në Tiranë ka bërë të mundur pas ngjarjes dhe marrjes se mjekimit shoqërimin e dy vëllezërve dhe pas tyre janë shoqëruar edhe të Mulaj dhe Papleka. Por duket se sherri i lënë për gjysmë mes dy grupeve rivale në rrugën "Don Bosko" ka vijuar me tej me prindërit e tyre në spitalin ushtarak të Tiranës ku ata kanë marrë edhe ndihmën mjekësore. Sipas burimeve nga Spitali mësohet se mes prindërve të të plagosurve ka pasur një grindje pak metra larg ambienteve të spitali ushtarak, por më pas ka ndërhyrë policia e cila qetësuar gjendjen. Por për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje policia do të marrë në pyetje katër personazhet e kësja ngjarje dhe më pas nuk do të mungojnë as fletarrestet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›