Banorët e Orikumit e Himarës sot në protestë

Banorët e Himarës kanë paralajmuar një protestë paraditen e sotme. Për shkak të protestës pritet të bllokohet rruga Vlorë -Sarandë. Nuk dihen ende arsyet e kësaj proteste.
Menjëherë pas marrjes së lajmërimit në Himarë kanë shkuar forca të shumta policore për të siguruar rend dhe qetësi.
Po sot në protestë ngrihen edhe banorët e Orikumit. Banorët protestojnë për tokat e tyre.