E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në Don Bosko, plagosen 4 të rinj

Nje tjeter sherr i dhunshem mes te rinjve u regjistrua mbremjen e djeshme ne Tirane. Ngjarja ndodhur rreth ores 21:00 ne rrugen “Don Bosko”, ku nje grup te rinjsh jane perplasur fizikisht pas nje debati banal, ndersa ishin ulur ne nje nga lokalet e zones. Gjate perplasjes mes tyre, te rinjte kane perdorur karrige dhe sende te tjera te forta.

Si pasoje e dhunes jane plagosur kater prej tyre: Ornest Mulaj, Arben Papleka dhe Aleksander e Malvin Hasani. Mendohet se Mulaj e Papleka qe u mjekuan ne spitalin ushtarak, ishin plagosur me thike. Ende nuk dihet shkaku i ketij sherri, ndersa policia po heton per zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›