E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë,dënohet me 13 vjet punonjësi i policisë

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë shpalli të premten vendimin për ish-punonjësin e policisë Arjan Avdo, duke e dënuar me 13 vjet burg për akuzën e vrasjes. Gjykata e cilësoi fajtor të pandehurin Avdo për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Dorian Vuçiterna në prill të vitit 2007 në Tiranë. Nisur nga kjo, Gjykata vendosi dënimin e tij me 13 vjet, nga 18 vjet burg që kishte kërkuar një seancë më parë Prokuroria, kur shpalli konkluzionet e saj për çështjen. Arjan Avdo u arrestua me urdhër të Prokurorisë së rrethit menjëherë pas vrasjes së shtetasit Dorian Vuçiterna, afro 2 vjet më parë në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Sipas prokurorisë së Tiranës, shkak i kësaj ngjarje të rëndë mendohet të jetë bërë një konflikt i mëparshëm mes autorit të dyshuar dhe viktimës, për motive të dobëta. Ish -punonjësi i policisë në Tiranë, Arjan Avdo u proçedua nën masën e sigurisë së "arrestit me burg", marrë ndaj tij nga Gjykata pak ditë pas arrestimit në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›