E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria po uzurpon bregdetin

Qeveria ka tentuar të devijojë dhe keqpërdorë programin e Bankës Botërore në afera korruptive për të uzurpuar bregdetin. Kështu është shprehur sekretari për mjedisin në Partinë Socialiste Besnik Baraj në një konferencë për shtyp. Sipas Baraj pezullimi i këtij programi flet qartë për paaftësinë e qeverisë për të krijuar një klimë transparente, bashkëpunuese dhe jo korruptive në menaxhimin e zonës bregdetare, ku janë sulur mjaft aktorë qeveritarë duke përfshirë dhe rrethin e familjes së kryeministrit. Programi i Bankës Botërore për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare e ka zanafillën përpara ardhjes në pushtet të qeverisë Berisha. "Ky ishte i pari program kaq i madh, ku u bënë shumë përpjekje falë edhe pozitivitetit të vetë BB, për të përfshirë me kontribute financiare qoftë me grante, por edhe me kredi vende, si Japonia, Austria, Hollanda, Bashkimi Europian dhe GEF", u shpreh Baraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›