Tiranepolicia parandalon nje grabitje

Gjate oreve te vona te mbremshme Sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Nr.1 Tirane bene te mundur parandalimin e nje tentative vjedhje me arme. Punonjesit e ketij komisariati kane nderhyre pas marrjes se informacionit se disa shtetas po pregatiteshin per te realizuar nje tentive vjedhje me arme ndaj kalimtareve te rastit ne rrugen Ali Demi ne afersi te nje tuneli permes palleteve ku dyshohet se autoret do te shfrytezonin erresiren per te realizuar vjedhjet.
Pas nderhyrjes se menjehershme te strukturave te Policise u arrit parandalimi i nje tentative vjedhje me arme si dhe u arrestua ne flagrance shtetasi Avion Bardhok Nikollaj 20 vjec banues ne Selite Tirane.
Arrestimi i tij u krye sepse mbreme ne rrugen Ali Demi ne afersi te nje tyneli prane shkolles 1 Maj pas nje kontrolli te ushtruar nga Patrulla e Pergjithshme e Policise eshte gjetur nje arme zjarri pistolete Zastava e cila u sekuetrua ne cilesine e proves materiale.
Krahas arrestimit te shtetasit te lartepermendur jane shoqeruar ne ambjentet e Komisariatit te Policise Nr.1 Tirane edhe tre shtetas te tjere ndaj te cileve po punohet per te sqaruar rrethanat apo implikimin e tyre ne kete tentative vjedhje.
Nderkohe qe materialet e perpiluara ne ngarkim te 20 vjecarit Avion Nikollaj i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe te mbajtjes pa leje te armeve