E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton SHBA mbeshtet dialogun Kosove-Serbi

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka theksuar se SHBA me aleatet jane zotuar te ndihmojne vendet e Ballkanit te arrijne integrimin e plote ne komunitetin Euro-atlantik.

Klinton theksoi se Washingtoni mbeshtet nje dialog te drejtperdrejt midis Kosoves dhe Serbise. Zonja Clinton i beri keto komente pas takimit ne Washington me ministrin e Jashtem te Britanise se Madhe William Hague.

Ne takimet ne Washington te Sekretares Clinton me homologet evropiane u bisedua per shume vatra te krizes ne bote ne vigjilie te Samitit te NATO-s qe do te mbahet te premten dhe te shtunen ne Lisbone te Portugalise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›