E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,sherr për makinën, plagoset me thikë një person

Një person është plagosur paraditen e sotme në kryeqytet pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Tiranë ku pas një sherri mes dy personave është plagosur me thikë njëri prej tyre.
 

Mësohet se debatet në fillim kanë nisur pasi të dy personat kanë fërkuar makinat e njëri-tjerit por më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
 

Nuk dihet ende emri i të plagosurit por ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
 

Mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›