Tiranë, tritol tek dera, vdes palestinezi, ndalohen 20 persona
TIRANË- Një shpërthim në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një banesë pas Ambasadës Amerikane i ka marrë jetën një shtetasi palestinez. Pista kryesore e hetimit eshte mosmarrveshjet e fabrikes se Fushe Krujes me banoret e fshatit, Zalle.
Policia e kryeqytetit deklaron se shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe ka ardhur si pasojë e një granate që i kishin vendosur palestinezit Anwar Rizik, në derën e banesës.
Mësohet se Rizik para shpërthimit kishte shoqëruar djalin në shkollë, ndërsa lenda eksplozive ka shërthyer teksa ai po dilte për herë të dytë nga banesa dy katëshe, ku jetonte. Ekspertët sqarojnë se shperthimi mund të ketë qenë e telekomanduar. Sipas burimeve nga vendngjarja, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra.
Raportohet se palestinezi ishte zv. menaxher në fabrikën e çimentos së Fushë-Krujës, ndërsa ekspertët e kriminialistikës pranë policisë së Tiranës, që ndodhen ende në vendngjarje po hetojnë nese shpërthimi lidhet me detyrën e tij në fabrikë, apo ka ardhur për shkaqe të tjera. Pas ngjarjes në Tiranë, edhe forcat Renea kanë shkuar në fabrikën e Fushë-Krujës.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa makina pranë baneses, ndërsa është vënë në alarm e gjithë zona, për shkak edhe të afërsisë që kishte me Ambasadën Amerikane.
Kush ishte Anwar Rizik
Ora 11:00- Inxhinieri Anwar Rizik ka lindur në Betlehem. Prej vitesh jetonte në Shqipëri dhe punonte si zv/menaxher në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë.
Ai ishte i martuar me një grua shqiptare dhe kishte dy fëmijë. Në vitin 2011 Rizik ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.
Vrasja, shoqërohen 15 persona në Fushë-Krujë
Ora 12:42- Pas nisjes së hetimeve se vdekja e shtetasit palestinez mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur në detyrën e tij si zv.menaxher i kompanisë së çimentos në Fushë-Krujë vijnë edhe arrestimet e para.
Mësohet se në Fushë-Krujë janë shoqëruar 15 persona, të gjithë nga një fis me mbiemrin Zalla. Sipas policisë ata do merren në pyetje në lidhje me vrasjen e shtetasit palestinez Anwar Rizik, ndërsa mësohet se disa prej tyre janë arrestuar edhe më parë, pasi kanë vendosur tritol në hekurudhën e fabrikës së çimentos.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tiranë, shpërthim në një banesë pas Ambasadës SHBA, vdes palestinezi