E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja bullgare vizitë dyditore në Tiranë

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva, me ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, mbërrin të mërkurën për një vizitë dyditore në Tiranë.

Sipas një njoftimi për shtyp, takimi mes dy homologeve Topalli dhe Tsacheva do të mbahet të enjten në selinë e Kuvendit, ku më pas do të jepet dhe një prononcim për mediat.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë do të takohet me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›