Tirania e ekonomisë politike
Ishte njëherë një kohë kur ekonomistët nuk përziheshin në politikë. Ne e konsideronim punën si një detyrë për të përshkruar sesi funksiononin ekonomitë e tregut, kur ato binin dhe sesi politikat e dizajnuara mirë mund të sillnin efikasitet. Ne analizonim se cilat ishin qëllimet e konkurrencës dhe politikat e nevojshme për t’i realizuar dëshirat për rezultate ekonomike, përfshirë ridistribuimin. Ishin politikanët ata që merrnin parasysh këshillat tona (ose të mos i merrnin), dhe burokratët ata që do t’i zbatonin. Pastaj disa sish prej nesh u bëmë më ambiciozë. Të frustruar nga realiteti se shumicës së këshillave tona nuk po u vihej veshi (shumë zgjidhje të tregut të lirë ende presin të zbatohen!), ne u shndërruam nga analistë tamam në politikanë dhe burokratë. Nisëm të ekzaminonim sjelljen politike duke përdorur kornizën e njëjtë konceptuale që e përdorim për vendime të prodhuesve dhe konsumatorëve në një ekonomi tregu. Politikanët nisën të kërkonin më shumë furnizime me qëllim të rritjes në maksimum të favoreve politike, qytetarët kërkonin realizimin e interesave të veçanta; dhe sistemet politike u shndërruan në vende tregjesh në të cilat votuesit dhe ndikimi politik tregtohen për përfitime ekonomike. Kështu edhe kishte lindur fusha e zgjedhjes racionale të ekonomisë politike, dhe një rrugë që në mënyrë teorike u përkrah nga shumë shkencëtarë politikë. Tani askush nuk po arrin të japë një përgjigje përfundimtare se pse politikanët ndërmorën aq shumë veprime që shkelën arsyeshmërinë ekonomike. Në të vërtetë, nuk ishte funksionimi i keq i ekonomisë ai që nuk u mor seriozisht. Pse ka kaq shumë industri të mbyllura karshi konkurrencës së njëmendtë? Kjo ndodh sebepi që politikanët janë futur në xhepa të atyre që dëshirojnë ta mbledhin fitimin. Pse qeveritë krijojnë pengesa për tregtinë ndërkombëtare? Sepse janë të përqendruar ata që përfitojnë nga mbrojtja e tregtisë dhe ndikimi politik, në kohën kur konsumatori është i hutuar dhe i paorganizuar. Pse elitat politike bllokojnë reformat që do të nxisnin rritje dhe zhvillim ekonomik? Ngase rritja dhe zhvillimi do ta nënvlerësonin fuqinë e tyre në politikë. Pse kanë shpërthyer këto kriza financiare? Ngase bankat kanë kapur përpara procesin e politikëbërjes, me qëllim që të mund të rrezikojnë skajshmërisht në kurriz të publikut të përgjithshëm. Me qëllim të ndryshimit të botës, ne duhet ta kuptojmë atë. Dhe kjo qasje analitike duket se na dërgon ne në një nivel më të lartë të të kuptuarit të rezultateve ekonomike dhe politike. Por në gjithë këtë mesele kishte njëfarë paradoksi. Sa më shumë që na merr mendja se po shpjegojmë, aq më pak hapësirë për përmirësim na mbetet. Nëse sjellja e politikave është e përcaktuar nga interesa të ngushta me të cilat janë të lidhura, vendosmëria e ekonomistëve për të mbrojtur nevojën për reforma, e ka të shkruar të shkojë në vesh të shurdhër. Sa më e ndërlikuar që të bëhet shkenca jonë sociale, aq më jorelevante bëhet analiza politike. Këtu edhe ndahen rrugët në analogjinë ndërmjet shkencave humane dhe shkencave natyrore. Merreni parasysh lidhjen ndërmjet shkencës dhe inxhinierisë. Sikur shkencëtarët që i kuptojnë më mirë ligjet fizike të natyrës së sofistikuar, edhe inxhinierët mund të ndërtojnë ura dhe ndërtesa më të mira. Përmirësimet avancojnë në shkencën natyrore, ndryshe prej aftësisë sonë të avashtë për ta formësuar ambientin tonë. Lidhja ndërmjet ekonomisë politike dhe analizës politike nuk është aspak e ngjashme si u tha më lart. Duke u marrë me analiza të sjelljes së politikanëve, ekonomia i vë në grackë analistët e politikave ekonomike. Është sikur fizikanët të dilnin me teori që shpjegojnë jo vetëm fenomenin natyror, por edhe përcaktojnë se cilat ura dhe ndërtesa do t’i ndërtonin inxhinierët. Atëherë bota nuk do të kishte fare nevojë për shkolla inxhinierësh. Nëse juve ju duket se diçka nuk po shkon, duhet të ndërmerrni diçka. Në realitet, kornizat tona të kohës për ekonomi politike nuk janë zhvilluar në pajtim me sistemin e ideve që po e nënvlerësojnë operacionin e sistemeve politike. Duhet të keni supozime të qarta dhe rol vendimtar të interesave të veçanta. Platforma politike, lidershipi politik dhe agjencitë humane sjellin përsëri gjallërinë ekonomike. Ka mënyra në të cilat idetë formësojnë interesat. Së pari, idetë përcaktojnë sesi elitat politike përcaktojnë veten dhe qëllimet që duhet t’i ndjekin - para, nder, status, jetëgjatësi në pushtet ose thjesht një vend në histori. Këto pyetje identiteti janë qendrore sesi ata do të veprojnë. Së dyti, idetë përcaktojnë pikëpamjet e aktorëve politikë për mënyrën sesi funksionon bota. Interesat e bizneseve të fuqishme do të lobojnë për politika të ndryshme kur besojnë se stimulimi fiskal vetëm do të sjellë inflacion, sesa të besojnë se rritja e gjenerimit të tyre do të sjellë kërkesa më të mëdha. Qeveritë atëherë do të zbatonin taksa më të ulëta kur do ta kuptonin se politika e tyre nuk kishte sjellë rritje të kërkesës së konsumit. Më e rëndësishmja prej perspektivës së analizës politike është se idetë përcaktojnë strategjitë që aktorët politikë besojnë se mund t’i ndjekin. Për shembull, një mënyrë që elitat të mbesin në pushtet është të ndalin gjithë aktivitetin ekonomik. Por është tjetër gjë të trimërojnë zhvillim ekonomik në të njëjtën kohë duke ndryshuar bazën e tyre ekonomike, duke krijuar koalicione, duke ndjekur një industri të drejtuar nga shteti, ose duke zbatuar politika të tjera që mund të jenë vetëm imagjinatë e elitave. Në të vërtetë, kjo është ajo çfarë e shpjegon një pjesë të dridhjes në performancën ekonomike në dekadat e fundit, si në rastin e Koresë Jugore dhe Kinës kur shpërthyen me rritje (në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë). Në të dyja rastet, fituesit më të mëdhenj ishin “interesat e veçanta” (establishmenti i biznesit i Koresë dhe i Partisë Komuniste të Kinës). Ajo që nxiti reformën nuk ishte rikonfigurimi i fuqisë politike, por hartimi i strategjive të reja. Ndryshimi ekonomik shpeshherë ndodh jo kur mposhten interesat e veçanta, por kur strategji të ndryshme përdoren për të ndjekur realizimin e atyre qëllimeve. Ekonomia politike pa dyshim se mbetet e rëndësishme. Pa një njohje të mirë se kush fiton dhe kush humb prej status quo-së, është e vështirë t’u jepet kuptim politikave ekzistuese. Por fokusimi i tepruar në interesat e veçanta dhe shmangia e ndërmarrjeve analitike dhe politike nuk do të sjellë rrugëdalje. Mundësitë e ndryshimit ekonomik janë të kufizuara jo vetëm për shkak të realiteteve të fuqisë politike, por edhe për shkak të varfërisë së ideve tona.
Autori është profesor i ekonomisë politike ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisjes Kennedy në Universitetin e Harvardit. Marrë nga “Project Syndicate”