E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha firmos marrëveshjen për TAP, sot mbështetja politike Shqipëri-Itali-Greqi

13-02-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha firmosi dje vendimin për miratimin në parim të marrëveshjes TAP, ndërkohë që Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruajnë sot në Athinë angazhimin e tyre politik, në mbështetje të projektit gazsjellës. Firma është një sinjal i qartë për institucionet vendimmarrëse, të cilat po perceptojnë epërsinë e këtij projekti ndaj rivalit Nabucco, i cili kalon nëpër një numër vendesh sllave

Dje, Kryeministri Berisha firmosi vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), marrëveshje e cila pritet të firmoset sot në Athinë, nga pala shqiptare përmes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto.
Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Ky projekt, veçanërisht për Shqipërinë, paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit. 
Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›