''Titaniku'' intrigon më shumë se kurrë, 100 vjet pas mbytjes
LONDËR- ''Titaniku'' mbetet në kujtesë si një prej katastrofave më të mëdha të historisë moderne, 100 vjet pas mbytjes më 15 prill 1912 gjatë udhëtimit të tij inagurues nga Southampton (juglindje e Anglisë) në Nju Jork.
"Mbytja e 'Titanikut' ndoshta ka pasur në atë kohë të njëjtin ndikim si atentatet e 11 shtatorit'', theksoi Philip Littlejohn, nipi i shërbëtorit të anijes së famshme, i cili i ka mbijetuar katastrofës.
"Të tjera anije janë mbytur që prej asaj kohe duke shkaktuar edhe më shumë viktima, por njerëzit mbeten ende të impresionuar nga historia e ''Titanikut'' sepse ishte një mikrokozmos i shoqërisë së asaj kohe'', theksoi ai.
Ishte një botë në miniaturë, të pasurit dhe të njerëzit e njohur nuk kishin asnjë mundësi të hynin në kontakt me pasagjerët e klasit të tretë. Kjo ishte gjithashtu dhe fundi i një epoke. Lufta e Parë Botërore do të ndryshonte gjithçka dy vjet më vonë. Njëqind vjet pas ''Titanikut'', anija ''Balmoral'' do të lërë sot Britaninë e Madhe për në Nju Jork, me 1 309 pasagjerë në bord, ekzaktësisht i njëjti numër me pasagjerët që ndodheshin në bordin e ''Titanikut'' më 10 prill 1912.
Anija ''Balmoral'' do të ndjekë të njëjtën rrugë si Titanik, pas një etape në Cherbourg, në veri të Francës, më pas në Cobh në Irlandë.
"Këto nuk janë pushime, ky është një udhëtim përkujtimor'', theksoi Philip Littlejohn, nipi i një prej shërbëtorëve të mbijetuar prej karastrofës.
Do të duheshin dy orë e 40 minuta që anija më moderne në botë të mbytej pas përplasjes me një ajsberg më 15 prill 1912. Më shumë se 1 500 persona humbën jetën në ujërat e ngrira të Atlantikut të Veriut dhe pothuajse 700 të tjerë mbijetuan.
Përpos të qënit subjekt i një numri të madh librash, anija fatkeqe ka frymëzuar edhe mjaft filma, përfshirë atë të James Cameron, një sukses i kurorëzuar me disa çmime Oscar. Interesi për tragjedinë e 15 prillit 1912 ka vazhduar të rritet dhe sende nga ''Titanic'' shfaqen rregullisht nëpër ankande ku shiten me çmime rekord. Mijëra artefakte janë nxjerrë nga fundi i oqeanit gjatë ekspeditave të shumta dhe prezantohen në eskpozita që bëjnë turin e botës.
Por anija e mbytur më e famshme e botës po shpërbëhet, thonë ekspertët. Ritmi i kalbjes është shpejtuar dhe 45 000 tonë metal janë në prag të kolapsit të plotë. Dy ditë më parë, u njoftua se ''Titanic'' do të kalojë në mbrojtjen e UNESCO-s, sipas konventës së vitit 2001, që mbron vetëm anijet e mbytura mbi një shekull më parë.
(el.me/BalkanWeb)