Durrës, drejt rregullimit një pjesë e unazës së qytetit

Prishja e ndërtesave është bërë menjëherë pas vendimit të qeverisë për dëmshpërblimin e tyre.
Aksi rrugor që bashkon superstradën Tiranë-Durrës me atë, që nga Plepat shkon drejt qyteteve jugore të vendit, ka një gjatësi prej rreth 5 km.
Rruga aktuale do të zgjerohet deri në 35 metra dhe në katër pika të ndryshme do të ketë rrethrrotullime me drejtim plazhin e Durrësit, që ndodhet vetëm 500-600 metra më në perëndim. Zgjerimi i rrugës unazë Shkozet-Plepa po zbatohet me financimin e Fondit Saudit të Zhvillimit dhe realizimi i përgjithshëm i projektit kërkon një investim prej 13.5 milion euro.
Në të dy skajet e kësaj rruge kanë përfunduar mbikalimet përkatëse të Shkozetit dhe Plepave, që do të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve nga akset me drejtim jugor drejt atyre të qendrës dhe veriut të Shqipërisë. /Start/
2012-04-08 10:30