E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, tonelata mbetjesh plastike ’pushtojnë’ bregdetin

DURRËS- Një katastrofë e vërtetë mjedisore ka ndodhur ne plazhin e Durrësit, teksa dhjetra ton mbetje urbane janë zhvendosur nga plazhi i Ishmit drejt bregdetit të Durrësit këtë fundjavë. Janë mbetjet urbane të zhvendosura nga Ishmi përmes rrymave detare që kanë qënë shumë të forta ditët e fundit.

Mbetje urbane kanë vënë në situata alarmi edhe Ndërmarrjen e Komunales së plazhit në Durrës.

“Si asnjëherë tjeër deti ka nxjerrë bidona, që kanë ardhur ato që dolën, para tre katër ditësh tek plazhi i Ishmit këtu. Janë rreth gati 100 ton mbetje të cilat po i evidentojmë. Kemi nxjerrë në një aksion gjithë punonjësit e plazhit dhe mendojmë që brenda ditës së sotme do ti heqim të gjitha”,- deklaroi Alfred Dhuli, drejtori i Ndërmarrjes Komunale Durrës.

Janë mbi 120 ton mbetje urbane, që në zonën e Ishmit zbarkojnë nga lumejtë Zezë, Lana e Tiranës dhe Ishmi, të cilat nëpërmjet rrymave detare mbërrijnë në Durrës. Pikërisht në Ishëm në mes të këtyre mbetjeve urbane u mbytën dy të rinjtë e zonës një javë më parë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›