E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e librave te rinj ne treg

“Sepse të Dua” titullohet romani i Zhuliem Muso i cili vjen këtë javë në stendën e librave të rinj tashmë në gjuhën shqipe. Romani është letërsi bashkohore amerikane dhe përshkruan  një  histori të ethshme dashurie. Ai nis me zhdukjen e një vajze 5- vjeçare në një qendër tregtare të Los Anxhelosit, ndërsa prindrit arrijnë deri në ndarje nga dëshpërimi. Pesë vjet më vonë vajza rigjendet, por tashmë e zhytur në heshtje dhe mister.

Në fakt kjo javë ka qënë e varfër në botime. Filozofi francez Alen Badio është shqipëruar në dy vëllime “Lavdi dashurisë” dhe “Sarkozi, emri i ç’gjë kafshë është?”.

Një nga botimet e reja në stendën e librave është edhe përmbledhja “Një botë me përralla”.

Nga letërsia shqiptare Dhimitër Shuteriqi vjen tek lexuesi me një studim në titullin “Dëshmi parabuzukjane të fjalës shqipe”.
Një tjetër botim studimor i Hekuran Hysës titullohet “Një tranzicion i rrezikshëm”.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›