EURO 2012 shkenca thote Spanja
Me Euro 2012 që po afron, “bookmakers” kanë nisur punën në përllogaritjen e skuadrave favorite për të fituar trofeun, ndërsa priten edhe përgjgijet e para të derrkucit orakull, pasardhës i oktapodit Pol.
Ndërkohë, një përgjigje paraprake për ekipin që do të triumfojë e jep shkenca. Shkencëtarët e Universitetit të Insbruk kanë dhënë verdiktin e tyre: “Spanja ka shanset më të mëdha të fitojë Euro 2012. Kampionët e botës dhe Europës në fuqi kanë 25,8 për qind të shanseve për të triumfuar në Poloni dhe Ukrainë, ndërsa në finale skuadra e del Boskes do të mposhtë Gjermaninë”.
Parashikimi merret parasysh mbi të gjitha prej faktit se ata e kanë gjetur dy herë fituesin, në Botërorin 2010 në afrikën e jugut dhe në Europianin e zhvilluar në Austri dhe Svicër. Arritja në këtë përfundim është thjesht matematikore. Shkencëtarët kanë analizuar koeficientët e 23 kompanive të basteve në internet dhe verdikti është dhënë pasi kuotat janë kombinuar me përllogaritje komplekse statistikore.
Në fund rezultoi se përfaqësuesja iberike ka shanset më të mëdha për të triumfuar, e ndjekur nga Gjermania me 22,2 për qind. Përsa i takon skuadrave të tjera, shanset e Holandës që të fitojë aktivitetin continental janë 11,3 për qind, ato të Anglisë së Roi Hoxhson 8 për qind, ndërsa Italia e drejtuar nga Çezare Prandeli vetëm 5,9 për qind.