E Diel, 1 Nëntor 2026

A ndodhet ne fondin etnografik flamuri i Pavaresise

05/10/2010Flamuri i pavaresise ndodhet ne fondin etnografik Kjo eshte nje thenie e punonjesve te pare te Institutit te Shkencave te cilet jane marre me probleme historike dhe muzeale edhe perpara luftes dhe ishin ne dijeni te ngjarjeve me mbreselenese. Pastaj kjo e thene u trashegua ne kujtesen e me te rinjve. Une e kam degjuar disa vjet me pare kur punoja per restaurimin e disa flamujve historike qe ruhen ne ate arkiv. Nuk ka asnje dokument te shkruar per historine e tyre dhe qe do te na clironte nga hamendesimet. Madje nuk dihet se si u dorezuan dhe kur. Vetem se Rrok Zojsi etnografi i pare ne ate institut u ka pas thene punonjesve te viteve te pesedhjeta se vertet ai nuk dinte se cfare ishin ata flamuj dhe se dikush dhe qe perseri ai nuk e njihte i kishte sjelle duke thene Ruajini edhe keta flamuj

Me studimin e flamujve nuk u mor kurre njeri. Ndersa punoja per restaurimin dhe shpetimin e tyre me lindi deshira e papermbajtur qe te dija dicka per sfondin historik. I bindur ne kete veper bamiresie ndaj muzeologjise shqiptare bera sa munda per identifikimin e tyre. Dhjete vjet zgjati kjo pune. Madje gjate kesaj vere duke kerkuar ne Arkivin Qendror te Shtetit rashe ne disa dokumente qe sqaruan ate qe nuk do te mund ta gjenim dot kurre. Midis atyre dokumenteve gjeta disa te cilet lidheshin me shprehjen entuziaste se flamuri i pavaresise ndodhet ne fondin etnografik. Madje njehere vite me pare dyshova per njerin u emocionova dhe i thashe Jaho Brahajt se do ta botoja. Por ai nuk me la.

Ne kete moment te ketij shkrimi mendoj se do te jete ne interes te zbulimit te se vertetes te tregojme me dokumente se si lindi ideja e te qenit te flamurit te 28 nentorit ne Muzeun Kombetar.

Ne Arkivin Qendror te Shtetit ne fondin 152 viti 1929 ne dosjen 514 ndodhet kjo shkrese.

MBRETNIJA SHQIPTARE

Kryesija e Parlamentit

Nr 499

Tiran 4. XII. 929

P. T.

KRYEMINISTRIS

Kame nderin me e bame te njoftun ate P. T. Kryeministri se Parlamenti ne mbledhjen e vet me 2. XII. 929 mbi nji propozim te bame vendoje me i propozue Qeverise te marre e te shtire ne dore te parin Flamure qi asht ngritun ne Vlone me 28. XII. 1912 i cili u gjindka ne duer te nji private e te ruhet ne muzeun Kombetare.

Prandaj i lutena asaj P. T. Kryeministrije me pase miresine me bame cduhet per shtimjen ne dore te shtetit tatij Flamuri historik.

KRYETARI I PARLAMENTIT

Pandeli Evangjeli. d. v.

U bene shume perpjekje per te gjetur flamurin me vite por qe shkuan kot. Madje gjithmone ka rezultuar se flamuri i pavaresise ose eshte djegur ose eshte grisur ose ka humbur.

Mirepo befas ne vitin 1932 shansi i lume per gjetjen e flamurit kombetar rilind. Ka dokumente qe ruhen ne Arkivin Qendror te Shtetit. Keto kane te bejne me deshmite e djalit te Ismail Qemalit Ethem bej Vlores per dorezimin e flamurit kombetar per Muzeun Kombetar. Po i citojme

Dokumenti AQSH fondi 195 viti 1933 dosja 173.

MBRETNIJA SHQIPTQRE

PREFEKTURA MBRETNORE

VLON1025

Nr. 172

Vlone me 21. Kallnuer. 1933

P.T.

Ministris Aresimit

Tirane

Ketu ngjitun kemi nderin me Ju paraqite process-verbalin e mbajtun me rastin e marrjes ne dorezim te Flamurit qe ashte ngritun per te paren here ne Vlone prej Patriotit Ismail Qemalit.

Gjith ashtu ne pako te vecante dhe po me kete shkrese dergohet edhe Flamuri ne fjale.

Shtojme se me gjithqe Z. Etehem Vlora pretendon se ky Flamur ashte ngritur per te paren here ne ndertesen Qeveritare me doren Atit tij por nga sa kemi hetue ky Flamur ashte ngritur me te vertet mem 28 Nanduer 1912 por jo ne ndertesen Qeveritare por ne Zyren e doganave ne Vlone.

Lutemi me na njoftue marrjen ne dorezim.

Prefekti

A. Nepravishta

Shkruar me dore

Ti dergohet ky

flamur Bibliotekes

Nen kete shenim eshte nje tjeter qe konfirmon marrjen e flamurit ne dorezim

asht ketu ne biblioteken tone

firma

28/10/33

Vijojne disa vula dhe firma dhe ne fund

Marre ne doreim me 29-X-933.

Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqerues

PROCES-VERBAL

Sot me 28 Nanduer 1932 diten e Hene me rrastin e transferimit te eshtravet te shenjtorit te Kombit te ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina ne Pemendoren kujtimore te ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe ne pranie te Perfaqesuesit te N.M.Tij Mbretit Shkelqesis se tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe te shkelqesave te tyne Z.Z. Hil Mosi Minister i Aresimit Milto Tutulani Minister i Drejtesis dhe te Prefektit te Vlones Z. Abedin Nepravishta Zoti Hetem Bej Vlora i biri i te ndjerit Ismail Qemal per kujtim Kombetar i dorezoj Prefektit te Vlones Flamurin Kombetar te cilin me 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti ne qytetin e Vlones tue prokllamuar indinpendencen e Shqipnise pas shume shekujsh rrobnije.

Kete Flamur te shenjte Prefekti i Vlones ja dorezoj Ministrit te Aresimit Shk. tij Z. Hil Mosi per ta depozituar ne Muzeun Kombetar ne Tirane.

Per sa ma nalte u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun ne kater kopje dhe i neneshkruem prej te gjitheve qe permenden ma siper.

Ministri i Aresimit Ministri i Drejtesis Perfaqesuesi i N.M.Tij

Hil Mosi Milto Tutulani Mbretit

Gjeneral Leon De. Gilardidrejt

I biri i te djerit Prefekti i Vlones

Ismail Qemal A. Nepravishta

Etem Vlora

Nga shkresa e meposhtme e firmosur nga vete ministry i arsimit Mirash Ivanaj vertetohet se flamuri i u dorezua Muzeut Kombetar. E citojme

Dokumenti AQSH fondi 195 viti 1933 dosja 173.

MINISTRI E ARSIMIT

Nr. Prot. 1208. Dergohet Flamuri Komtar i ngrehun per here te pare ne Vlone.

Drejtoris se Muzeut Komtar Tirane

Ketu ngjitun i dergojme asaje Drejtorije kopjen e process-verbalit te mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar qi asht ngreh per here te pare nga i ndjeri Ismail Qemali ne Vlone.

Per njiherit me keto shkresa ju dergojme dhe ket flamur historik per ta ruejtun me kujdes ne muzeun komtar.

Ministri Arsimit

Mirash Ivanaj firma

Nisur me 6/XI/1933

Keshtu ne baze te ketij dokumenti Shqiperia u be me flamur kombetar. A thua se zyrtaret me te larte te shtetit shqiptar ishin te pakujdeseshem ne trajtimin e dokumentacionit dhe firmosnin pa ditur permbajtjen Veshtire Ndoshta vetem nje nacionalizem ekstrem i detyruar nga rrethana poshteruese ka detyruar ndergjegjien te beje kompromis me politiken. Vertet qenia ne muze e simbolit te perjetshem te pavaresise te krijon avantazhe ne dipllomaci dhe justifikon edhe patriotizmin me fanatik.

Dokumentet e meposhtme forcojne me teper paktin e heshtur midis faktit dhe deshires.

Biblioteka dhe Muzeu Kombetar i derguan kete shkrese Ministrise se Arsimit

M.A.

Nri 402/749

Flamuri i Vlorese

Menisterijes se Aresimite

Q y t e t

Bashke me shkresen Nri 1208 te se 6s se ketij muaji te shoqeruare me verbalin e endurne Vlore me 28 te Vjeshtes se Trete 1932. Muarem ne doreim

Flamurin kombetar qe shtolli ne Vlore vete Ismail Qemal Vlora mbe 28 te Vjeshtes se Trete 1912.

Ky flamur zu vendin ne rjeshten e kujtimevet t tjere me vleje te jestorijete qe ruhen ne Tirane 9 Vjesht e Trete 1933

Drejtori

Firma dhe vula

Ngjitur pas kesaj dore-deftesa

e jone Nri C. 208

Vazhdojne me poshte disa firma dhe vula per tu mbyllur me daten 18-XI-933.

Befas ne dokumente shfaqet nje shume interesant qe verteton ekzistencen ne ate kohe te nje shqetesimi qe kerkonte paqtim me te verteten. Po e citojme

Dokumenti AQSH Fondi 195 viti 1936 dosja 62.

Flamuri i Vlorese

Per punen e flamurit kombetar qe valoj ne Vlore per here te pare diten e te leciturit te Shqiperijse mbe krye te vehte Zoti Et-hem Bej Vlora bir i te ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora pati miresijen te shtronje keta kujtime

1 flamuri upat nga shtepija e Zotit Syreja Bej Vlora. Shenim nga F.Stamati fjalet nga shtepija e Zotit Syreja Bej Vlora jane te shuara me nje vije persiper.

2 Pelhura e flamurit qe e leshte dhe shkaba e shtampuare nuk mban ment te kete pasur theka o kravate.

3Te madhet te tije gjer sa mund te caktohet me te mature syri munt te qe afero 0 m. 80 per se gjati dhe 0 m. 50 per se gjeri.

Sa per fundin e ketij flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora esht i mejtimit se flamuri nuk ka qene shdukure po se ndodhet i ruajture ne Shqiperije nder duar qe do te kujtohen ndofta ndonje dite ti a falin Muzejes Kombetare.

Tirane 10 shkurt 1936

Me poshte ne te majte eshte vula e Bibliotekes dhe muzeut kombetar si dhe firma ndersa ne te djathte firma e Ethem Bej Vlores. Poshte ka nje shenim

aZoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me doren e vehte

nga shtepija e Zotit Xhemil Bej Vlora.

1025shte me interes edhe nje dokument tjeter

Dokumenti AQSH fondi 195 viti 1936 dosja 62. Po e citojme

Flamuri i Doganes se Vlorese.

Me shkresen e Menisterijes se Aresimite Nri 1208 te se 6s se Vjeshtes se Trete 1933 i udorezua Muzejes Kombetare nje flamur i trajtuare prej dy fijesh pelhure te leshte 1 m. 45 i gjate dhe 0 m. 95 i gjere me shkaben me dy krere dhe me krahe te shtallure mbe te perpjete pa theka dhe pa kravate.

Pas shkreses qe i persillte Muzejes Kombeare kete flamure jane mpeshteture

1nje verbal me dite 28 te Vjeshtes se Trete 1932 ne te cilin kan vene duarete

Perfaqesi I L. Madherijes se Tije Mberetite Gjeneral Leon de Ghilardi

Ministri i Aresimite Hil Mosi

Ministri i Drejtesijese Milto Tutulani

Zoti Et-hem bej Vlora perfaqesi i Femijes se te ndjerit Ismail Qemal Beute Prefekti i Vlorese A. Nepravishta.

Ne kete verbal eshte shenuare se flamuri i dhuruare Muzejes Kombetare eshte muu ay qe pati ngriture ne Vlore me doren e vehte i ndjeri Ismail Qemal Beu te 28ne te Vjeshtes se trete 1912.

2 nje shkrese e Prefektures se Vlorese Nri 172 me dite 21 Jenar 1933 ne te cilen nder t jera eshte shenuare se si pas kerkim e hetimeve te bere nga Prefektura e Vlorese ky flamur nuk ka qene ngritur kurre mbi ndertesen qeverritare as diten qe ulecit te krye-mbe-vehtet te Shqiperijese as mee pas po ka valuare veteme per nje kohe te gjate mbi godinen e Doganes se detite te Vlorese.

Per te kthillure kee pike ukerkuane hollesija nga Zoti Et-hem Bej Vlora i cili pati miresijen te apinj keta shenime

1 flamurin qe i udorezua Muzejes Kombetare i a fali te ndjerit Ismail Qemal Beute Duku i Monpansierit kur pat ardhure ne Vlore nga Marsi i vitit 1913.

2 qeverrija e Shqiperijese e perdori per Doganen e Vlorese mbi ndertesen e se cilese valoj gjer diten qe Ismail Qemal Beu hoqi dore nga Kryesija e Qeverrijese.

3 mbe t ularguare nga Vlora Ismail Qemal Beu kerkoj te kete si kujtim nje nga flamuret te Qeverrijese usgjoth ky flamur dhe i udoreua Zotit Et-hem Bej Vlora i cili e pati me vehte gjate kohes qe bashke me t ane undodhen ndeper Evrope.

4 diten qe i ndjeri Ismail qemal Vlora nderroj jete ne Perrugje te Italijese 25 Jenar 1919 Zoti Et-hem Bej Vlora mbuloj trupin e tet me kete flamur.

5 kur upru i vdekuri ne Vlore dhe uvendos ne sallen e fllugerijes se permorteshme qe pati navature Kumanda e Ushtees Italjane prape ky flamur under mbi arqivolin e te vdekurite.

6 gjate persjelles se trupite nga Vlora ne Kanine arqivoli qe mbuluare me po kete flamur.

7 edhe diten qe eshterat te te ndjerit Ismail Qemal Beute umbarten nga Kanina ne Vlore per t ukallure ne varrin-monoment qe ngrehu Qeverrija Mbereterore e Shqiperijese ky flamur qe nderur mbi arqivolin edhe gjate rrugese edhe gjer sa mori funt sherbesa e te kallurite pas se cilese Zoti Et-hem Bej Vlora u a dorezoj Perfaqesvet te Qeverrijese Mbereterore si kujtim per t uruajtur ne Muzejen Kombetare.

Tirane 10 Shkurt 1936

Me poshte majtas eshte firma dhe vula e Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar ndersa djathtas firma e Et-hem Bej Vlores.

Me sa duket me kalimin e viteve pergjegjesia e civilizimit triumfon ndaj pasioneve te castit. Ende me ndrojtje fillojne te shfaqen elementet e se vertetes. Lidhur me origjinalitetin e flamurit te pavaresise stampohen korrespondenca me vulen REZERVAT1025. Ja njera prej tyre

Dokumenti ASHQ Fondi 195 viti 1936 dosja 62.

M. A.

Nri 544/988

Per flamurin e Vlorese REZERVAT1025

Te ruhet

Nr. 113

dt. 19-II-936

REZERVATE

Ministerijes se Aresimit

Q y t e t

Per turuajtur ne dozarin e Flamurit te Vlorese te ormitur prej kohe perane se shkelq. Menisterije kemi nderin te pesjellim sot

1 nje verbal per sa pati miresijen te na thote Zoti Ethem Bej Vlora mbi punen e flamurit qe valoj i pari ne Vlore diten e 28s se Vjeshtes se Trete 1912.

2 Nje verbal per hollesijat qe Zoti Et-hem Bej Vlora pati miresijen te apinj per flamurin qe fali vehte dhe qe i ka qene dorezuare Muzejes Kombetare ne Vjesht te Trete 1933.

Duaret te dyta te ketyre verbaleve jane ruajtur dhe ne dozarin e Muzejes sene.

Tirane 18 shkurt 1936 Drejtori Firma dhe vula

Shkresa REZERVATE madje me dy stampa REZERVATE cfaqet menjehere si alarm ne korespondencen zyrtare te kohes. Mbas kesaj si beri corbe qeverine dhe muzeollogjine shqiptare Ethem Bej Vlora nuk jep me deklarata.

Do te duhet te hedhim nje veshtrim te shpejte ne deklarimet e Ethem Bej Vlores sepse ishin pikerisht deklarimet e tij qe cuan ne nje gabim entusiazt i cili me pas futi ne siklet njerezit e nderuar te letrave te kohes qe me siguri do te desheronin te shpetonin nga ngatarresa.

Duke dhene siguri per flamurin e pavaresise Ethem Bej Vlora jep dimensionet e peraferta te flamurit te riperfytyruara nga kujtesa. Mirepo dorezon me vone nje flamur me dyfishin e dimensioneve qe kishte deklaruar dikur. Po keshtu ndersa firmos per vertetesine e flamurit te dorezuar mbas kundershtimeve te deshmitareve te kohes jep nje version tjeter. Keshtu ai behet i pabesueshem.

Po te kerkojme midis flamujve qe trashegohen ne fondin etnografik nuk do ta gjejme dot nje te tille. Mirepo deklarimet e Ethem Bej Vlores besimi fillestar ne keto deklarime shkresat zyrtare dhe sic e permendem edhe me lart dashuria per simbolin patriotik bene qe edhe mendjet e ndritura te kohes ta besojne variantin brilant. Se si vazhdoi me tej na tregon thenia e punonjesve me te vjeter te Institutit te Shkencave qe trasheguan materialet e Bobliotekes dhe Muzeut Kombetar se flamuri i pavaresise ndodhet ne fondin etnografik. Dhe kete e kane thene njerez te shquar te cilet respektohen edhe sot. Natyrisht qe kjo thenie eshte rrjedhoje e nje gabimi te dikurshem te perseritur pa kujdes. Flamuri i pavaresise nuk ndodhet ne fondin etnografik Madje edhe nje flamur te cilin shpresuam ta afronim me ngjarjet nuk e percaktuam dot.

Ne fund do te duhet te permendim edhe ndreqjen e gabimit te Ethem Bej Vlores persa i perket marrjes se flamurit nga shtepia e Syrja Bej Vlores dhe menjehere me vone nga shtepia e Xhemil Bej Vlores. Ky variant favorizon deklarimin e Eqerem Bej Vlores per ngritjen e flamurit te tij ne diten e pavaresise por gjithsesi mbetet i dyshimte dhe i pabesueshem ne teresine e deklarimeve te Ethem Bej Vlores.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›