Trajneri Romeo Xega kërkon falje për shpullën ndaj lojtares: Do ta ndjek ndeshjen finale si spektator
Trajneri i ekipit të volejbollit "Korça Volley", Romeo Xega ka kërkuar falje për shpullën që i dha lojtares së ekipit të tij, gjatë një pushimi ndeshjeje. Pamjet u bënë virale dhe nxitën gjithashtu dhe një reagim të Federatës së Volejbollit.
Xega kërkon falje për veprimin e tij dhe thotë se në ndeshjen e së dielës do ta ndjekë ekipin e tij si spektator, në shenjë pendese. Mirëpo, pak minuta më parë Federata e Volejbollit ka bërë të ditur se ndaj trajnerit korçar është marrë masa ekstreme e përjashtimit përjetë nga ky sport.
"Te dashur miq, trajnere dhe dashamires te volejbollit. Duke mare shkas nga portalet e shumta te cilet kane permendur emri tim dhe te ekipit qe une drejtoj, dhe duke krijuar kaq probleme e ndjej detyrim moral si prind, trajner edukator, mesuese.
T'ju kerkoj falje per shqetesimin qe u krijua per te gjithe ne, mua lojtareve opinionit publik. Dhe qe ne takimi final diten e diele nuk do ta drejtoj po do jem ne postin e spektatorit. Ekipi qe une drejtoj do ta luaj takimin pa trajner ne shenje falje pendese", shkruan trajneri Romeo Xega.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
