E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër aksident në Durrës, humb jetën një 16 vjeçar, 2 të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë rrugor është rregjistruar në Durrës. I treti në tre ditë me rradhë, sërish me viktima, e sërish për shkak të shpejtësisë.
Një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe 2 persona të tjerë janë plagosur teksa autovetura me të cilen po udhëtonin në rrugën Xhafzotaj – Shijak, ka dalë nga rruga me shpejtësi, duke u përplasur fillimisht me një mur e më pas me një pemë. Përplasja ka qenë tepër e fuqishme, çka sipas ekspertëve të policisë rrugore tregon se autovetura me targa italiane, po udhëtonte me shpejtësi të madhe. Këto janë edhe pamjet e marra në vendin e ngjarjes, pak minuta pas përplasjes.
Viktima e këtij aksidenti është Bruno Serjani, emigrant në Itali. Ai ka qenë pasagjer në mjetin e drejtuar nga Aleks Sulejmani. Ky i fundit dhe pasagjeri tjetër Fitim Bare kanë marrë plagë të rënda dhe po kurohen në Spitalin e Durrësit. Janë jashtë rrezikut për jetën. Për të nxjerrë turpat e tyre nga makina, forcave të policisë u janë dashur afro 20 minuta, për shkak të dëmtimeve të rënda të mjetit. Me këtë ngjarje, numri i viktimave të tre aksidenteve të ndodhura prej së dielës në Durrës, arrin në 8. Ai i të plagosurve në 11. Një bilanc tragjik që vjen si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, pakujdesisë e papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›