E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurobarometër: Papunësia arrin kulmin në Maqedoni e Turqi

Maqedonia dhe Turqia janë vendet me papunësinë më të lartë në Europë. Sipas raportit të publikuar nga Eurobarometër, sektori i analizës së opinionit publik në Komisionin Europian, ne vendin fqinj niveli i papunësisë është 66 përqind, ndërsa në Turqi 68 përqind. Kriza ekonomike globale ka prishur bilancet e papunësisë edhe në vendet me industri të zhvilluar. Në Finlandë, niveli arrin në 44 %, në Çeki 43, në Hollandë 42, Suedi 41 dhe Slovaki 38. Sipas raportit, 1/3 e personave që janë pa punë, shprehen të shqetësuar pasi kriza mund të shkaktojë largimin e tyre nga tregu.
3.5 % e europianëve kanë pësuar humbjen e vendit të punës si pasojë e krizës ekonomike, në një kohë që 24 % e dinë që kolegët e tyre janë pushuar nga puna. Goditjet më të mëdha të rritjes së nivelit të papunësisë janë ndier në Letoni, Lituani, Spanjë dhe Irlandë, në një kohë që Luksemburgu, Greqia dhe Hollanda kanë pasur më pak shkurtime. Problemet që raporti shtron duket se janë komplekse, kjo, nisur edhe nga fakti se 6 në 10 europianë mendojnë se e keqja më e madhe e krizës globale ende duhet të vijë, në një kohë që 28 % mendojnë se ajo ka kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›