E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, orteku u merr jetën 9 personave

Lajmi konfirmohet nga autoritetet e xhandarmërisë, të cilët sqarojnë se në mesin e viktimave janë dy civilë gjermanë, dy spanjollë dhe dy zviceranë si dhe nëntë të plagosur dhe katër të zhdukur. Sipas një bilanci paraprak u njoftuan gjashtë të vdekur dhe shtatë të zhdukur, pesë britanikë dhe dy spanjollë.

"Ne kemi arritur të gjejmë dy trupa nën ortek dhe më pas një të tretë'', deklaroi për shtypin, Philippe de Rumigny, prefekt i Chamonix, pa zbuluar kombësinë e viktimave të tjera. Alarmi u dha sot nga njëri prej të palgosurve.
     
Duke siguruar se do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë, ministri i Brendshëm, Manuel Valls, njoftoi se do të shkonte në mesditë vetë në Chamonix./Start/

                                                                                             2012-07-12 17:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›