E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter cunami. FIFA nen akuze per boterorin 2022

 FIFA vazhdon të zhytet në hijet e korrupsionit, ndërsa një tjetër cunami është përplasur në qeverinë botërore të futbollit, e cila po kalon momentin më të vështirë të historisë së saj. Një ditë përpara kongresit të 61-të që do të mbahet në Zyrih të Zvicrës, ku pritet dhe rizgjedhja për mandatin e katërt të Sepp Blater në krye të FIFA-s, mediat botërore kanë publikuar një e-mail privat të sekretarit të përgjithshëm Jarome Walce, ku mes të tjerash flitet se Katari ka blerë organizimin e Botërorit 2022. 
Kjo është dhe goditja e rradhës dhe mbase më e rënda për qeverinë botërore të futbollit, e cila u paralajmërua pak ditë më parë një president i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, Jack Warner, një nga zyrtarët e lartë të FIFA-s, i cili u pezullua nga Komisioni i Etikës bashkë me kandidatin për president Mohamed Bin Hammam. E ndërsa kriza vazhdon të thellohet ditë pas dite dhe akuzat për korrupsion në një nga organizatat që qarkullon më shumë para, Sepp Blatter vazhdon të mbrojë me fanatizëm veten dhe FIFA-n nga çdo akuzë.

“Cila krizë. Nuk ka asnjë krizë në futboll, ndërsa problemet që kemi do t’i zgjidhim brenda familjes. Një gjë është e sigurt, FIFA nuk është e korruptuar. Katari e fitoi të drejtën e Botërorit 2022 ashtu siç mori Rusia Botërorin e vitit 2018”, ka thënë Blatter, i cili e ka sigurt mandatin e katërt në krye të FIFA-s, pas dorëheqjes së Bin Hammam, i cili ishte dhe rivali i vetëm i zvicerianit në garën për postin më të lartë të qeverisë botëror të futbollit. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›