Turqi kandidati per kreun e aviacionit civil ne gjykate

Dy javë para zgjedhjeve parlamentare në Turqi fillon procesi gjyqësor kundër një generali të lartë të ushtrisë. Bilgin Balanli, kreu i akademisë ushtarake që pritej të merrte dhe komandën e aviacionit turk ka përfunduar në pranga i akuzuar për pjesëmarrje në grusht-shetin e dështuar të 2003.
Ushtaraku i lartë doli para gjykatësve në Stamboll pas një marrjeje në pyetje nga prokurorët që zgjati për disa orë rresht. Sipas qeverisë të Erdoanit grushti i shtetit i projektuar kundërpartisë në pushtet nuk u finalizua asnjëherë.
Megjithatë prej disa vitesh tashmë hetimet për këtë rast mbajnë të lartë tensionin ndërmjet pushtit politik dhe atij ushtarak. Provë për këtë është dhe kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë që ish- gjeneralët Kenan Evren e Tashin Sahinkaya të merren në pyetje si të dyshuar për një tjetër grusht shteti, atë të shtatorirt të 1980 ku i pari shihej si drejtues i grushtit të shtetit ndërsa i dyti si kreu i aeronautikës.
Dëshmia është e mundur pas një referendumi të vitit të kaluar që lejoi amendimin e kushtetutës së vendit duke fshirë nenin 15 që ndalonte procesin kundër përgjegjësve për grushtin e shtetit.
Delina Bitraku