Tjetër mbrëmje magjike e futbollit europian
Sportdashët do të kenë mundësinë të përjetojnë një tjetër mbrëmje magjike të futbollit. Sonte në fushë do të zbresin tetë gjigandë të tjerë në ndeshjet e kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Këto ekipe do të vendosin fatin e tyre të sezonit në këtë kompeticion.
Mançester Junaited – Inter
Padyshim kjo është ndeshja që tërheq vëmendjen e të gjithë opinionit europian. Mançesteri dhe Interi janë dy skuadra që po dominojnë në kampionatet respektive, duke qenë kryesuese dhe kampione në fuqi. Mançesteri është edhe majtësi në fuqi i Ligës së Kampioneve, dhe ndeshja kundër Interit duhet të fitohet me çdo kusht për të vazhduar më tej.
Ndërsa, Interi këtë vit mori në stolin e tij trajnerin Hoze Murinjo për t’i sjellë pas shumë dekash titullin e kampionit të Europës. Skuadrës së Murinjos do t’i mjaftonte edhe një barazim me gola për të kaluar më tej, falë barazimit 0-0 në Milano.
Roma – Arsenal
Kjo është një tjetër përballje italo-angleze. Në ndeshjen e parë në Londër Arsenali arriti të fitojë me rezultatin 1-0, duke hedhur një hap drejt çerekfinaleve. Romës i duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë për të triumfuar më në fund një herë ndaj anglezëve.
Porto – Atletiko e Madridit
Ndeshja e parë në Madrid ka përfunduar në barazim 2-2, rezultat që favorizon më tepër skuadrën e portugeze. Por, Atletiko në paraqitjet e fundit në kampionatin spanjoll ka treguar një nivel të lartë, duke mundur Barcelonën dhe marrë një barazim me Realin në derbi.
Barcelona – Lion
Shorti, i cili vendosi Lionin përballë Barcelonës, ishte jë fatkeqësi për skuadrën franceze. Barcelona ndodhet në një moment të mirë, megjithëse ka patur luhatje javët e fundit në kampionatin spanjoll. Ndeshja e parë në Lion përfundoi në barazim 1-1. Megjithatë, Lioni ka një eksperiencë jo të vogël në Ligën e Kampioneve, gjë që pritet ta shpalosë edhe këtë mbrëmje.
Të gjitha takimet do të fillojnë në orën 20:45, dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të transmetohen nga "Vizion Plus" dhe paketa "Tring TV".