E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma kërkon të ruajë nderin italian në Europë

Romë - Roma do të shtrëngojë dhëmbët edhe një herë këtë mbrëmje për një tjetër sfidë për jetë a vdekje. Skuadra e Spaletit ka për detyrë të përmbysë humbjen 0-1 të pësuar nga Arsenali në Londër. Kryeqytetasit italianë, megjithëse luajtën shkëlqyeshëm në ndeshjen e parë për 1/8-at, nuk arritën të merrnin më shumë nga Arsenali.

Në takimin e kësaj mbrëmjeje trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, do të ketë të gatshëm Meksesin, Huanin dhe Totin, të cilët kanë kaluar dëmtime kohet e fundit. Qendra e mesfushës do t’i besohet dyshes Pixarro-Akuilani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›