E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tjetër projekt i rëndësishëm në periferi të kryeqytetit, rrjet i ri ujësjellësi në rrugën “Ali Mehmeti”

Punonjësit e bashkisë së Tiranës po vënë në zbatim një tjetër projekt të rëndësishëm në zonën e Kasharit, në rrugën “Ali Mehmeti”.

Specialistët e Ujësjellës Kanalizime kanë informuar se investimi i ri në rrjetin e ujësjellësit në këtë rrugë i jep zgjidhje problemeve të furnizimit me ujë për banorët e kësaj pjese periferike të Tiranës që sillte rrjeti i amortizuar.

Punonjësit e bashkisë punojnë për rrjetin e ri të furnizimit pasi rrjeti më i mëparshëm ishte jashtë kushteve teknike.

“Një tjetër projekt i rëndësishëm po vihet në zbatim nga UKT në zonën e Kasharit, në rrugën “Ali Mehmeti”. Ky investim konsiston në dhënien fund njëherë e mirë të problematikave të furnizimit me ujë në ketë zonë periferike të Kryeqytetit. Problematika që vinin si pasojë e një rrjeti tejet të amortizuar dhe jashtë kushteve teknike. Gjithmonë me përkushtim mbajmë premtimet e dhëna”, informon bashkia e Tiranës.

Përveç investimeve në linjat kryesore të furnizimit me uji, UKT ka vijuar punën edhe për shtrirjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare./Atsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›