Tjetër shpërthim në Fushë Krujë, dëmtohet hekurudha

Duket se "armiqtë" e fabrikës së çimentos në Fushë Krujë janë të vendosur e qëndrestar për të arritur synimet e tyre.
Kështu, një tjetër shpërthim me lëndë eksplozive ka shkatërruar linjën hekurudhore që lidh fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, si një mesazh i radhës prej autorëve për të mbyllur të gjitha rrugët që lidhen me këtë fabrikë.
Ndërkohë, shpërthimi i ndodhur gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në afërsi të fshatit Zallë ka tronditur banorët, duke shkaktuar kështu edhe mjaft dëme materiale.
Ndërkohë policia e qarkut të Durrësit vetëm pak ditë më parë në një konfrencë për shtyp komunikoi ndalimin e 5 personave, si të dyshuarit kryesorë për shpërthimet e njëpasnjëshme në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë.
Ndërkohë, policia ka mbërrritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen hetimet e duhura për zbardhjen e kësaj ngjarje.