Skandal në kufirin grek, gjyqtari pengohet të kalojë kufirin

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka denoncuar sot një skandal të ndodhur në kufirin grek ku një gjyqtar nuk është lejuar të kalojë kufirin.
Në një konferencë për shtyp nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu theksoi se gjyqtari Skënder Damini I cili shoqërohej nga familja e tij është penguar të kalojë kufirin grek pasi ishin me origjinë came.
Spahiu gjithashtu ka deklaruar se do të kërkohen sqarime nga ministria e Jashtme greke për këtë rast.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë duke e cilësuar rastin në fjalë si diskriminim ka deklaruar se do e çojë rastin në Komisionin Europian.
Për të disajtën herë në kufirin grek, shtetas shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin pasi në dokumentat e tyre vendlindja përcaktohet si Çamëri.