E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër vrasje, 25 vjeçari ekzekutohet në Laç pasi del nga burgu

vrasje_304065177Nuk sosin vrasjet, nuk sosin lajmet nga kronika e zezë.

Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në Sanxhak të Laçit. Viktima është 25- vjeçari Besart Ndreu, i cili u vra pranë shkollës së Sanxhakut.

Ai sapo kishte dalë nga burgu, ku vuante dënimin për plagosje.

Pak më vonë policia ka arrestuar autorin e krimit, Albert Tuci, 22 vjeç. Të dy kanë pasur një konflikt të hershëm.

Ndërkohë nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe Klentin Bajraktari, 22 vjeç./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›