E Diel, 1 Nëntor 2026

E majta fiton edhe zgjedhjet e pjesshme në dy komuna

votimDitën e diel u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për të zgjedhur kryetarët e komunave Dardhas në Korçë dhe Rrethina në qarkun e Shkodrës, raporton Ora News.

Kandidati i LSI-së, Genci Hamollari, ka fituar në zgjedhjet për kryetar të komunës Dardhas me 1701 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota.

Ndërsa në komunën Rrethina të Shkodrës ka fituar kandidati i PS-së Luan Harusha me 4411 vota kundrejt rivalit të tij demokrat, Ridvan Guri, i cili ka marrë 1402 vota.

Sipas KQZ-së, në komunën Dardhas morën pjesë në votime 59.67% e zgjedhësve, ose 1539 votues nga 2579 që janë në total.

Ndërsa në komunën Rrethina në zgjedhje kanë marrë pjesë 5881 votues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›