E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër vrasje, qëllon për vdekje kushëririn pas konfliktit për pronën

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Vlorë ku një 51-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë nga kushëriri i tij pas një konflikti me këtë të fundit për pronën, raporton Ora News.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Gjorm ku 51-vjeçari Nuri Seferi është qëlluar me armë zjarri nga kushëriri i tij Çerçiz Seferi, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pas krimit.

Mësohet se 51-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës si pasojë e hemorragjisë.

Ndërkohë policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, po vijon kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes si dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›