E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetërsoi pronën, arrestohet ish kreu i Hipotekës

VLORE- Policia e qytetit të Vlorës njoftoi sot arrestimin e Ish drejtorit të Hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj, pasi mbi të rëndon akuza e tjetërsimit të pronës.

Mësohet se arrestimi i Banushajt ka ardhur pasi në vitin 2007 në shkelje të ligjit ka ndërhyrë në hartën e hipotekës duke bërë tjetërsim të pronës në favor të vjehrrit të tij. Sipas policisë në kohën që Banushaj ushtronte detyrën, ka bërë falsifikime të dokumentave zyrtare duke regjistruar prona në favor të familjarëve të tij. Hetimet për të kanë nisur pas denoncimit të një qytetari.

Banushaj ka qenë edhe më parë i arrestuar për të njëjtën akuzë, ndërsa në ngarkim të tij janë depozituar disa herë padi për falsifikim të dokumentave zyrtare dhe tjetërsim të pronës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›