Mblidhet aktivi i mbrojtjes së pyjeve në qytetin e Pukës
Parandalimi i zjarreve dhe bashkërendimi i veprimeve ka qënë tema kryesore e aktivit kombëtar të mbrojtjes së pyjeve. Këtë vit krerët e drejtorive rajonale të shërbimit pyjor janë takuar në Pukë, ku ditët e fundit u regjistruan 3 vatra zjarri.
PUKE- Qyteti i Pukës u përzgjodh këtë vit për të organizuar aktivin kombëtar të mbrojtjes së pyjeve nga zjarri. Krerë të drejtorive të shërbimit pyjor në rrethe, por dhe vetë ministri i mjedisit, Lufter Xhuveli kanë diskutar rreth rasteve emergjente në periudhën e verës, kur temperaturat e larta bëhen shkak për vatrat e zjarrit në pyje.
“Kyci mbetet tek parandalimi dhe diktimi në kohën e duhur i rasteve të zjarrit dhe bashkërendimi ynë i menjëhershëm” theksoi Xhuveli.
Bashkërendimi me strukturat vendore është i domosdoshëm sipas Xhuvelit, pasi janë këto struktura që sot administrojnë 60% të sipërfaqeve pyjore dhe fondeve për to. Vetëm pak ditë më parë, në rrethin e Pukës u regjistruan 3 raste vatrash zjarri që fatmirësisht u vunë nën kontroll, para se të shkaktonin dëme serioze. (e.n/News24/BalkanWeb)