E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tkurrja e kreditimit ne ekonomi

Bankat duken të vendosura që të mos japin kredi bizneseve shqiptare, duke mos fshehur zhgënjimin ndaj tyre.

E bizneset janë të zëmëruar.
Kjo  sjellë kreditim të ulët, investime thuajse zero e zhvillim ekonomik në rënie. Këtë bilanc, Banka e Shqipërisë shpreson ta ndryshojë duke sjellë një paketë ndryshimesh. Më së shumti do të lejohen që bankat të sekuestrojnë lehtësisht pronat e lëna peng për kreditë e pakthyera.

Por ndryshimet janë në kod, të cilat kërkojnë konsensus politik, gjë që e vështirëson realizimin e tyre.  
Do të ketë  ulje të mëtejshme të normave bazë të lekut e reduktim të rezerva të parave që mbajnë bankat. E këto falë ndryshimeve të përkohshme që banka qendrore po hedh në treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›