E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP tre Autoritetet Rregullatore per Energjine marreveshje

Të tre Autoritetet Rregullatore për Energjinë; të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë kane konkluduar vlerësimin e tyre ne lidhje me aplikimin e Trans Adriatik Pipeline (TAP AG) për përjashtim nga rregullat për hyrjen e palëve të treta dhe kushteve të tjera te Paketës se tretë. Ato kanë arritur tashmë në një pozicion të njëjtë dhe do t’i paraqesin Komisionit Europian qëndrimin e tyre të përbashkët.
Përjashtimi është akorduar së bashku me kushte detyruese shtesë. Këto kushte lejojnë ushtrimin e të drejtës së hyrjes pa diskriminim të palëve të treta për të paktën 50% të kapacitetit maksimal prej 20 BCM2/vit, me tarifa që reflektojnë kostot, dhe sigurojnë pavarësinë e TAP AG si operator i sistemit të transmetimit. Me përfundimin e ndërtimit, TAP do të jetë një Interkonektor madhor, i cili do të hapë Korridorin Jugor të Gazit për furnizimin e Europës me gaz prej burimeve të Kaspikut. Këto sasi të reja gazi, parë nga një perspektivë Europiane do të jenë të konsiderueshme për të reduktuar vartësinë e furnizimit me gaz të Bashkimit Europian prej burimeve tradicionale si Rusia, Algjeria dhe Norvegjia veçanërisht të kombinuara me burimet e furnizimit me gaz që importohen në Itali prej Afrikës së Veriut dhe vendeve të tjera. Në shtesë, TAP do të bëhet një rrugë furnizimi vitale për Europën Jug Lindore sepse ai do të lehtësojë gazifikimin e vendeve te rajonit, do të ulë vartësinë e tyre prej një burimi të vetëm furnizimi dhe do të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturave të tjera të rëndësishme sikurse Jonian Adriatik Pipeline (IAP) dhe Unaza e Gazit të Komunitetit të Energjisë. Për më tepër TAP do të kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri duke i dhënë fund izolimit të tij prej tregjeve Europiane nëpërmjet lidhjes njëherazi me sistemet përkatëse të Italisë dhe Greqisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›