E Diel, 1 Nëntor 2026

Fevziu Me romanin i shleva nje borxh endrres studentore

/ /

Hiri i Vullkanit libri me i fundit i gazetarit
Nje dedikim per gjithe te rinjte e viteve 90-91
qe kerkuan nje jete me te mire pertej detit

Ka vetem puthje te lena pergjysme dhe pyetje te pabera qe kurre nuk moren pergjigje. Blendi Fevziu nuk e kishte ditur se kishte mbetur peng i 20-viteve me pare. Kishte folur aq shume per fillimvitet 90 per eksodin ngjarjet e ambasadave. Dosjere debate dokumentare... Por kishte ende gjera per te thene. Vecse kohe ndryshimesh atehere ishte kohe ndarjesh dhe per to pak ishte folur. Vetem pak dite me pare gjate Panairit te Librit gazetari Blendi Fevziu i ofroi publikut nje liber te ri. Nuk behej fjale per ndonje liber me intervista apo ese por per nje roman te titulluar Hiri i vullkanit. Permes nje historie dashurie e cila qe e tille vetem ne mendjet e dy personazheve ai tregon per nje kohe dhe per nje brez te tere. Jane ngjarjet e vitit 1990-1991. Ne te eshte ai jane bashkemoshataret e tij. Te gjithe ata qe kishin enderruar aq shume per nje jete me te mire dhe iken tej per ta gjetur. Ca e gjeten ca jo. Por edhe ata qe e gjeten lane pas pengje te cilat u kthehen dhe u rikthehen gjithnje ne mendje ne formen e pyetjeve me te thjeshta e me naive qe mund te ekzistojne Si tu duk puthja ime Ne nje interviste Fevziu tregon si lindi ky roman dhe cdonte te na kumtonte permes tij.

Per ngjarjet e vitit 90-91 eshte folur jo pak ju personalisht e keni trajtuar ne forme dosjeri apo dokumentari.. ju shtyu ta letrarizonit kete teme
Ajo eshte nje kohe shume e rendesishme e jetes sime dhe besoj edhe e gjithe brezit tim. Jo vetem sepse ne qeme studente ne ate kohe por se ai vit ndryshoi rrenjesisht jeten tone si dhe te gjithe shqiptareve. Rutina qe dominonte prej 46 vjetesh hapesira e kufizuar dhe e mirepercaktuar u prish dhe te gjithe ne u gjendem perballe nje bote te madhe dhe nje stili te ri jetese. Asgje nuk mund te ndikoje me shume sesa kjo ne formimin e nje studenti qe tenton te dale ne jete. Kur nisa te shkruaja romanin detajet dhe momentet e asaj kohe mu shfaqen befas dhe me gjithe larmine e tyre. Une isha peng i asaj kohe ne fakt.
E gjithe lenda serviret permes nje historie dashurie. Mos valle pas emrave Franc dhe Meri jane dy njerez konkrete apo ata jane pergjithesimi i gjithe historive te ngjashme qe u thyen ne mes ne menyre te panatyrshme aso kohe
Nuk jane dy persona konkrete por jane misherimi i nje brezi te tere. Dmth. Franci mund te jem une nje miku im nje bashkemoshatar. Te gjithe kane dicka prej Franci ose gjejne tek ai vetveten. Po ashtu edhe vajzat tek Meri. Ajo nuk eshte nje histori personale por historia e nje brezi qe misherohet tek dy personazhet.
Mund te themi se ka edhe nota autobiografike ky liber te pakten tek ai femija qe lexonte libra fshehurazi nga prinderit
Padyshim shume detaje jane jeta ime e atyre viteve. Pothuaj koloriti qe ka libri eshte i gjithi fryt i vezhgimit te kujdesshem qe shfaqet ne momentin qe ti shkruan. Nuk e kisha menduar asnjehere qe une kisha qene aq i vemendshem ndaj detajeve por kur shkruaja kisha shpesh thuajse nje fotografim te realitetit te atyre viteve.
Pavaresisht atmosferes mbytese ne Shqiperi duket se ka edhe pak nostalgji ne pershkrimin e shtepive karakteristike tiranase me hurma e lulebora apo rrugicat apo qofte edhe xhiron e famshme te bulevardit eshte e vertete kjo
Padyshim. Une nuk jam marre shume me atmosferen mbytese sa jam marre me shoqerine e mbyllur dhe meskine te atyre viteve. Kam sjelle ate shoqeri me anen e saj te nenshtruar dhe me ate qe tentonte ta prishte rregullin dhe normen e ngurte te kohes. Xhiroja e bulevardit ka qene nje prej tyre nje prej formave me te cilen njerezit mendonin se jetonin se ndiheshin se deshmonin qe nje jete me e mire do te vinte. Une flas aty per dy llojet e xhirove dhe kam bindjen se kete do ta kuptojne ata qe e kane arritur por edhe ata qe nuk e kane kaluar ate kohe.
Ne roman preferoni qe personazhin tuaj ta quani me se shumti djali shume vone ai merr nje emer Franc. Mos eshte ky nje truk per ta bere lexuesin te identifikohet me lehte me kete personazh Ndersa vajza eshte menjehere e identifikuar Meri. Mos ka dicka nga Shen Maria Shen Meria ne kete gjetje
Kam perdorur djali per Francin por edhe vajza per Merin sepse kerkoja qe te ndiheshin me te afert per lexuesin dhe te kishin nje lloj perfaqesimi sa me universal per ate brez. Jo vajza ska asnje lidhje me Shen Merine. shte nje vajze si gjithe te tjerat dhe mban kete emer sepse mua mu duk se percjell tendencen e asaj kohe per tu dhene nje emer sa me modern vajzave
Perse vendoset te mos i takoni ne fund dy te dashuruarit
Mu duk me interesante. Shpesh dicka e mbetur peng e munguar eshte me interesante per sa kohe nuk ndodh per sa kohe mbetet eterike. Kur ndodh ajo behet dicka fare e zakonshme madje duket sikur se ka me vleren dhe magjine e saj. Nje histori qe skish ndodhur 20 vjet me pare mu duk me interesante te mbetej ashtu edhe ne fund. Une besoj se cdo njeri ne jete ka pengjet e tij dhe ne shumicen e kohes ato mbeten pengje te gjithe jetes...
Pasi e keni shkruar romanin e ndoshta keni zbrazur dhe ca gjera qe si dinit tek vetja apo nuk i kishit thene me ze te larte do te dinit ti pergjigjeshit vajzes suaj nese ajo do tju bente te njejten pyetje eshte dashuria
Nuk e di Kjo do te ishte pergjigja me e mire. Nese do te lodhesha pak me shume do te thosha se eshte nje ndjenje e perjetshme qe vijon qe prej dites se pare te botes dhe pavaresisht formave sesi shfaqet mbetet gjithnje e njejte e patjetersueshme
Po te kalojme pak tek procesi krijues. Si e gjeni ekuilibrin mes gazetarit racional dhe shkrimtarit fluturues
Kjo eshte instiktive nuk besoj se e bej une
E pengon gazetari shkrimtarin tek ju
Nuk besoj se jam nje shkrimtar i mirefillte. Ka shume vite qe nuk merrem direkt me letersi dhe si i tille jam thuajse krejt gazetar. Por ky ishte nje detyrim ndaj endrres sime studentore te letrarit dhe besoj se i ktheva nje borxh asaj kohe te bukur.
Ndonese ky nuk eshte libri juaj i pare ia kishit friken momentit kur lexuesi do te merrte ne duar librin tuaj
Po por jam i sigurt qe eshte nje liber qe lexohet lehte dhe te le ndjesi te mire Libri

Titulli
Hiri i vullkanit

Gjinia
Roman

Autori
Blendi Fevziu

Shtepia botuese
Dudaj

Viti
2010

Numri i faqeve
252

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›