Revolucioni i FIFA-s bie figura e menaxherit
FIFA po pergatitet qe ti jape fund nje epoke asaj te menaxhereve ose per te perdorur nje terminologji me te pershtatshme ate te agjentit te futbollisteve. Nje revolucion i vertete qe pritet te shoqerohet nga liberalizimi i plote i ketij sektori ku roli i menaxherit do te shfuqizohet. Kjo vjen pas abuzimeve te regjistruara gjate viteve te fundit te cilat i kane detyruar drejtuesit ne Zyrih qe te pershpejtojne praktikat per ndryshimin. Prej kohesh po qarkullon nje draft i rregullores qe brenda vitit 2011 do te sjelle fshirjen e figures se menaxherit ashtu sic njihet ne ditet e sotme. FIFA ka parashikuar ekzistencen e nje personazhi unik qe tashme do te quhet ndermjetes intermediary. Ky i fundit mund te zgjidhet nga vete futbollisti dhe nuk eshte e nevojshme qe te jete i kualifikuar ne kete fushe. Njekohesisht nuk do te njihet me asnje sigel ose shoqate ku punojne disa ndermjetes ose perfaqesues te interesave te sportisteve. Rregullorja e re ben te detyrueshem sinjalizimin e menjehershem te ndermjetesit ne zyrat e FIFA-s. Edhe per faktin ndash dhe kjo eshte nje tjeter risi ndash se qe prej hyrjes ne fuqi te rregullores se re lojtaret dhe klubet do te cilesohen menjehere pergjegjes ne rast se do te kete shkelje. Gjithcka pritet te aprovohet brenda vitit te ardhshem ndermjet qershorit dhe tetorit kur ndryshimet do te shqyrtohen dhe miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s. Nuk ka me dyshime per heqjen e menaxhereve dhe kjo konfirmohet nga anulimi i kurseve te FIFA-s per kete pozicion.