E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia, 57-vjeçari vet ish-të dashurën dhe partnerin e saj, më pas vetëvritet

Gazeta Shqip

Tre vetë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Podgorie të Korçës. Sipas burimeve nga policia lokale, Viktor Rodhani, 57 vjeç ka vrarë me armë zjarri automatike brenda mjetit të tij taksi dy persona, Elda Çoçka dhe Floridon Guri, të dy 40-vjeçarë dhe pas kësaj i ka dhënë fund jetës duke vrarë veten, ndërsa shkak i ngjarjes makabre mendohet të jetë xhelozia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 brenda taksisë me targa KO 314 A në pronësi të 57-vjeçarit Rodhani, ku janë gjetur rreth një orë më vonë edhe tre trupat e pajetë.

Sipas burimeve policore, 57-vjeçari Rodhani pasi ka qëlluar mbi dy 40-vjeçarët, Elda Çoçka dhe Floridon Guri, ka telefonuar policinë për të lajmëruar për krimin e kryer, por i ka dhënë fund jetës përpara se ajo të mbërrinte në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje rreth një orë pas kohës kur mendohet të ketë ndodhur vrasja e trefishtë, pasi taksia me tre viktimat ishte parkuar në një rrugë dytësore, dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të krimit makabër.  Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet që shkak i vrasjes së trefishtë të jetë bërë xhelozia, pasi mendohet se Rodhani dhe Guri kanë pasur të dy lidhje intime me 40-vjeçaren Elda Çoçka. Ndërkohë që të tre viktimat kanë qenë të martuar dhe janë përfshirë në lidhje jashtëmartesore.

30 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Xhelozia, 57-vjeçari vet ish-të dashurën dhe partnerin e saj, më pas vetëvritet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›